Ndërmarrja “SETI COMMERC"

Ndërmarrja “Seti Commerc" është themeluar në vitin 1990 me seli në Suharekë nga vëllezërit Bajraktari me Drejtor z. Nisret Bajraktari. Ishte një ndër tri firmat e para të asaj kohe që është hapur si firmë private në Komunën e Suharekës. Fillimisht veprimtaria e kësaj firme ka qenë tregtia me depot ushqimore dhe me dyqane: një në Prishtinë dhe gjashtë në fshatra të Komunës së Suharekës. Kjo veprimtari është zhvilluar deri në fillim të vitin 1993.

Tri vite më pas Ndërmarrja “Seti Commerc" e ndërron veprimtarinë e vetë duke kaluar nga tregtia me mallra ushqimore në veprimtarin e shitjes së materialit ndërtimor dhe ndërtimin e shtëpive private. Këtë formë të biznesit kjo firmë e zhvilloi deri në vitin 1999.

Pas luftës Ndërmarrja “Seti Commerc” e zgjeron aktivitetin e saj tregtar duke hapur edhe një biznes të ri për shitjen e derivateve të naftës – karburanteve dhe vajrave për automjete, me lokacion në Shirokë të Suharekës.

Gjatë periudhës 1999 - 2005 Ndërmarrja "Seti Commerc" bashkëpunoi me disa organizata humanitare si "World vision", "CDF", "KFOR”-in (kontingjentin Gjerman dhe atë Austriak )", dhe ``Zyrën Japoneze``.

Rritja e firmës “Seti  Commerc” nuk ka të ndalur. Në vitin 2004 zgjerohet duke ndërtuar një bazë për thyerjen e gurit, në Biraq të Suharekës, ku përfitohen fraksione të ndryshme të  zhavorit për nevojat e ndërtimtarisë. Ndërmarrja "Seti Commerc" ndërtoi shumë rrugë, shkolla, salla sportive, ujësjellës e kanalizime në këto komuna: Suharekë, Prizren, Ferizaj, Rahovec, Malishevë, Shtime, Dragash, Lipjan etj.

Në vitin 2009 Ndërmarrja  "Seti Commerc" e zgjeron aktivitetin e saj tregtar  duke hapur edhe një biznes të ri investoi në ndërtimin fabrikën për prodhimin e elementeve të betonit Ndërmarrja  "Seti Commerc" është e specializuar në këtë fushë ku bëjmë prodhimin e të gjitha llojeve (Kubëza, Anësor, Rigolla, Blloqe etj. ) ku si mbështetës të tërë procesit ka një ekip të përgatitur  mjaft mire dhe posedojmë makineritë më profesionale në Evropë ku përfshihet edhe transporti i elementeve të betonit deri në destinacionin final.

Me ndërrimin e lokacionit në vitin 2012, duke kaluar ne zonën induatriale të Suharekes, përveq prodhimit të elementeve të betonit Ndërmarrja  "Seti Commerc" e zgjeron aktivitetin e saj tregtar  duke ndërtuar fabrikën prodhimit të Betonit te gatshëm. Ndërmarrja "Seti Commerc" është e specializuar në këtë fushë ku bëjmë prodhimin e të gjitha klasave të betonit sipas standardeve të ndërtimit (përfshirë standardet më të fundit të përcaktuar nga Bashkimi Evropian) ku si mbështetës të tërë procesit ka një ekip të përgatitur mjaft mire dhe posedojmë makineritë më profesionale në Evropë ku përfshihet edhe transporti i betonit të gatshëm deri në destinacionin final.
Prodhojmë të gjitha klasat e Betonit C-12/15, C-16/20, C–20/25, C–25/30, C–30/37, C–35/45, C–40/50, C–45/55, C–C50/60. Gjithashtu prodhojmë Beton me (shtresa) ADITIVE me veti të ndryshme betonit me Aditiv P etj.

Rritja e Ndërmarrja  "Seti Commerc" nuk ka të ndalur. Në vitin 2013 Ndërmarrja  "Seti Commerc"  e zgjeron aktivitetin e saj tregtar  duke hapur edhe një biznes të ri investoi në ndërtimin fabrikën për përpunimin e Gurit natyral dekorativ.

Ndërmarrja "Seti Commerc" prodhon dhe e shet gurin natyral dekorativ më të veqant, dhe me punimet më cilësore në treg mbështetur nga një ekip profesional të përgaditur dhe me makineritë më profesionale në Europë. Në repartet e fabrikës prodhohen dhe përpunohet guri natyral dekorativ shumëllojshëm me dimensione trashësia 1cm deri në 1m gjatësia bëhet sipas porosis së blerësit me shumic dhe pakicë. Guri natyral dekorativ përdoret për veshje të murit të shankut, të gjitha llojet e terasave, zyrëve, shkallëve, pushimorëve, kubëza, anësorë, fontana, dekorim oborri, tavolina, kamina etj. Ne realizojmë qdo projekt zbatimi sado i madhë dhe me kërkesa profesionale të jetë ndërtuar.

Deri me sot Ndërmarrja "Seti Commerc" ndërtoi shumë rrugë, shkolla, salla sportive, ujësjellës e kanalizime në këto komuna: Suharekë, Prizren, Prishtinë, Ferizaj, Rahovec, Malishevë, Shtime, Dragash, Lipjan etj.

 

  • Organizimi i ndërmarrjes

Në ditët e sotme Ndërmarrja "Seti Commerc" është një ndërmarrje rentabile me afarizëm shumë stabil, me 50 - 100 të punësuar gjatë sezonit të ndërtimtarisë dhe me prodhimet e veta furnizon shumë ndërmarrje tjera ndërtimore në Kosovë dhe jashtë saj.

Ndërmarrja "Seti Commerc" ka bordin mbikëqyrës të përbërë nga bashkëpronarët, ku njëri nga këta është drejtor i ndërmarrjes dhe e menaxhon atë.

Në aspektin e organizimit operativ, ndërmarrja ndahet në disa sektore:

  1. Sektori i punëve administrative, komerciale dhe financiare.
  2. Sektori i Prodhimit, dhe
  3. Sektori i Transportit dhe mirëmbajtjes së makinave.

Të gjithë këta sektorë kanë detyrat, kompetencat dhe përgjegjësitë e caktuara të cilat i marrin nga drejtori i ndërmarrjes, i cili me stafin e vet udhëheqës e bënë planin e punës për të gjithë sektorët, duke filluar nga plani ditor nëpër njësi të ndryshme,  deri te plani vjetor i ndërmarrjes. Gjithashtu, bëhen plane edhe për zhvillimin e ndërmarrjes si në planin afatëshkurtër, ashtu edhe në planin afatgjatë, varësisht nga mundësitë dhe rrethanat.

Në stafin e drejtorit, përveç ekspertëve tjerë bëjnë pjesë patjetër edhe udhëheqësit e sektorëve.


  1. Sektori i Punëve Administrative, Komerciale Dhe Financiare

 

Punët administrative

Ky shërbim përfshin të gjitha punët që kanë të bëjnë me punësimin e punëtorëve, sigurimin e tyre në punë, sigurimin shëndetësor e pensional, të drejtat e punëtorëve sipas ligjit të punës, kujdesi për transportin dhe ushqimin e tyre, etj

Shërbimi  komercial

Në këtë shërbim bëjnë pjesë shitja dhe furnizimi(blerja).

Shitja- është shërbim ku bëjnë pjesë tregtia dhe punët ndërtimore.

Tregtia – në këtë shërbim bëjnë pjesë pika e shitjes së karburanteve dhe vajrave për automjete, si dhe dyqani për shitjen e mjeteve të punës dhe materialeve të ndryshme për ndërtimtari.

Kurse, Punët ndërtimore përfshijnë: Plasmanin e prodhimeve të veta- prodhimin e elementeve të betonit, betonit te gatshëm, përpunimin e gurit natyral dekorativ, fraksionet e zhavorit, dhe kërkimin dhe kontraktimin e punëve ndërtimore.

Furnizimi (Blerja)

Në këtë shërbim bëjnë pjesë furnizimi me karburante, vajra, mjete të punës, materiale të ndryshme ndërtimore për tregti dhe për nevoja të firmës (cement etj.), si dhe pjesë të ndryshme rezervë për makinerinë në repartet prodhuese dhe automjetet e transportit.

  • Shërbimi financiar:

Mbanë kontabilitetin e ndërmarrjes dhe ka kontrollin financiar të tërë afarizmit të kësaj ndërmarrjeje duke i kryer të gjitha obligimet ndaj shtetit, ndaj partnerëve afarist dhe pagesën e rregullt të pagave të punëtorëve.

Sektori i Prodhimit

Në sektorin e prodhimit bëjnë pjesë: miniera e gurit në “Biraq” të Suharekës, reparti për prodhimin e elementeve të betonit, repartit për prodhimin e betonit të gatshëm dhe reparti për prodhimin dhe përpunimin e gurit natyral dekorativ në lokacionin “Zona e industriale” Suharekë

Sektori i Transportit Dhe Mirëmbajtjes Së Makinave

Ky sektor është ndër hallkat më të rëndësishme të afarizmit të kësaj ndërmarrje. Përveç që bënë bartjen e të gjitha materialeve ndërtimore, ky sektor kujdeset edhe për mbajtjen e të gjitha automjeteve transportuese, makinave prodhuese dhe mjeteve tjera të punës në gjendje të rregullt-pune.

Përfundim

Me afarizmin e suksesshëm 25-vjeçar Ndërmarrja  "Seti Commerc" është ndër shembujt më të mirë se si duhet punuar dhe zhvilluar një ndërmarrje gjithmonë duke u bazuar në rend të parë në resurset e veta njerëzore dhe ato natyrore të vendit tonë.

Planet tona në të ardhmën janë drejtuar drejt zgjerimit të vazhdueshëm dhe ofrimit të shërbimeve më cilësore dhe më inovative. Ne jemi të hapur në çdo ide inovative të cilat do të nxisin zhvillim të përgjithshëm të kompanisë soën dhe të vendit tonë. Tashmë, ne jemi duke avancuar përpjekjet dhe aktivitetet tona in eksport, zgjërimin e fushveprimtarisë sonë, punësimin e më shumë punëtorëve dhe expertëve si dhe rrjetëzimin me partnerë ndërrmarrës në të gjithë vendin dhe jashtë shteti. Ne kemi për qëllim të jemi lider i cilësisë, transparencës dhe korrektësisë.